Siria: Vizita e Netanyahut në jug të vendit, e paligjshme! Shkelje e sovranitetit

19 Nëntor 2025 | 22:11

Siria ka reaguar dhe ka dënuar si  shkelje të sovranitetit vizitën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në jug të vendit. Ai  u takua me zyrtarë të tjerë me trupat e vendosura në një zonë të krijuar për të ndarë forcat e armatosura të të dy vendeve.

Siria dënoi ashpër këtë vizitë duke e cilësuar të paligjshme. Siria theksoi se e konsideron një shkelje serioze të sovranitetit dhe integritetit të saj territoriale.

Ministria e Jashtme në një deklaratë denoncoi përpjekjet e reja nga Izraeli që bien ndesh me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres shprehu gjithashtu shqetësim në lidhje me vizitën e Netanyahut.

“Kjo vizitë shumë publike është, për të thënë të paktën, shqetësuese. Ne i bëjmë thirrje Izraelit të respektojë marrëveshjen e shkëputjes së vitit 1974”, tha zëdhënësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026