Situata nga moti në Elbasan, rënie gurësh dhe inertesh në disa akse

20 Nëntor 2025 | 09:10

Qarku i Elbasanit vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të rënduara atmosferike, me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat kanë sjellë disa problematika të përkohshme në terren. Sipas të dhënave zyrtare të Emergjencave Civile të Prefekturës, reshjet kanë arritur në 33 mm, ndërsa situatat e shfaqura janë adresuar në kohë nga strukturat përgjegjëse.

Rënie gurësh dhe inertesh janë regjistruar në disa akse kryesore, përfshirë segmentin kombëtar Elbasan-Qafë Thanë, veçanërisht në kthesat e Murrashit, si edhe në aksin Gramsh–Moglicë, ku reshjet kanë shkaktuar aluvione. Ekipet e mirëmbajtjes ndërhynë menjëherë, duke pastruar rrugët dhe duke garantuar qarkullim normal për automjetet.

Situata hidrologjike paraqitet e stabilizuar. Përrenjtë Zaranikë dhe Pajun kanë prurje mesatare, ndërsa lumenjtë Shkumbin dhe Devoll shfaqin nivele mbi mesatare, por pa rrezik daljeje nga shtrati apo përmbytjesh. Edhe në lumin e Kërpicës, prurjet mbeten të kontrolluara.

Probleme janë raportuar edhe në furnizimin me energji elektrike në disa zona malore. Më të prekura janë Sopotit në bashkinë Prrenjas, fideri i Banjës në Gramsh, si dhe fshatrat Selitë dhe Mollas në Cërrik. Ekipet e OSHEE-së vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.

Kreu i Policisë së Shtetit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi Enea Mekolli,...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026