Dështon formimi i qeverisë, Osmani nis konsultimet për zgjedhjet e parakohshme
Një ditë pas dështimit të votimit të Qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet këtë të enjte me drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Takimin e ka konfirmuar Besian Mustafa, deputet i LDK-së dhe zëdhënës i partisë. Ai do të zhvillohet të enjten në ora 10:30.
PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e orës 10:30.
Të mërkurën Glauk Konjufca nuk arriti të marrë mandatin e kryeministrit pasi votimi për formimin e qeverisë së re dështoi me 56 vota pro, 53 kundër dhe 4 abstenime.
Pas këtij rezultati, partitë politike i kërkuan Presidentes Osmani që të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Presidentja Osmani duhet të shpallë datën e zgjedhjeve, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes.
Konjufca ishte figura e dytë e LVV-së, pas liderit të partisë, Albin Kurti, i cili nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për qeverinë Kurti 3.
Kushtetuta e Kosovës parashikon që nëse edhe për herë të dytë nuk formohet qeveria e re, vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Kosova vazhdon të jetë me qeveri në detyrë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke u përballur me mungesën e një ekzekutivi të ri.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta