Sa janë gjasat që të bëhet kryeministër? Përgjigjet Glauk Konjufca
Glauk Konjufca, i mandatuar nga Albin Kurti për të formuar qeverinë e re në Kosovë nuk tregoi nëse ka siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë, ndërsa tha se ende nuk kanë caktuar datën e seancës ku do të “matet” në Kuvend.
Në një prononcim për mediat pasi votoi të dielën, Konjufca u shpreh se nëse Kosova do të ketë një qeveri të re apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, nuk varet tërësisht nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi nevojiten edhe votat e partive të ish-opozitës.
Konjufca është mandatuar për kryeministër më 4 nëntor nga presidentja Vjosa Osmani. Afati i fundit për të thirrur seancën për votimin e qeverisë është 19 nëntor.
Mandatari i parë nga LVV-ja, kryeministri në detyrë Albin Kurti, më 26 tetor ka dështuar të marrë votat e nevojshme në Kuvend për ta formuar qeverinë.
“Nuk e di saktë me probabilitet sesa i kam gjasat të bëhem kryeministër. Unë mendoj se Kosova do ta ketë një qeveri, por në fund të fundit mendoj se nuk varet krejtësisht nga LVV-ja. Kësaj radhe zgjedhjen a do të kemi qeveri të re apo do të shkojmë në zgjedhje, në dorë e kanë partitë që ne po iu themi opozitare… Ne e kemi në dorë për me propozuar mandatarin e dytë, me këtë rast unë u propozova ku edhe presidentja më mandatoi si kandidat. Kabineti im dhe unë si kryeministër do të dalim në seancë kur ne do të vendosim ditën e saktë. A do të votohem apo jo, më së shumti në dorë e kanë deputetët e partive të tjera. Ju e dini se deri tani në këtë kompozicion tonë të numrave të mazhorancës nuk kanë qenë më shumë sesa 56-57”, tha ai.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit