Përballja me Shqipërinë në Play-off, reagon trajneri i Polonisë

20 Nëntor 2025 | 15:55

Trajneri i përkohshëm i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban, ka komentuar shortin e play-off-it të Kupës së Botës, ku skuadra e tij do të përballet me Shqipërinë.

Urban u shpreh se ekipi i tij e sheh veten favorit, sidomos duke qenë se ndeshja e parë luhet në Varshavë.

“Mendoj se nuk duhet të ankohemi. Luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe jemi favoritë. Sigurisht, në një ndeshje të vetme mund të ndodhë gjithçka, por duhet të shfrytëzojmë fushën tonë për të shkuar në finalen e play off-it,” tha ai për Meczyki.

Trajneri polak vlerësoi edhe cilësinë e ekipit kuqezi, duke theksuar se shumë prej lojtarëve aktivizohen në kampionatin italian.

“Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë kryesisht në Serinë A. Sylvinho vjen nga një kulturë futbolli teknik dhe kështu luan edhe skuadra e tij. Por do t’i analizojmë. Kemi kohë të mjaftueshme dhe këto katër muaj janë shumë në futboll,” shtoi Urban.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026