Sylvinho: Përballja e marsit me Poloninë do të jetë krejt ndryshe

20 Nëntor 2025 | 15:34

Për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ndeshja e ardhshme me Poloninë në mars mbart një domethënie të veçantë. Debutimi i tij në pankinën kuqezi ka qenë pikërisht kundër këtij rivali, por sipas teknikut brazilian, sfida e radhës nuk ka ngjashmëri me atë të disa muajve më parë.

Duke folur nga Zvicra pas hedhjes së shortit, Sylvinho u shpreh se Polonia e marsit do të jetë një skuadër tjetër.

“Pres një Poloni tjetër nga ajo që na ka mundur në ndeshjen time të parë. Kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe trajnerin,” deklaroi ai.

Tekniku nuk pranoi të jepte parashikime për rezultatin, duke theksuar se deri në nisjen e kualifikueseve situatat mund të ndryshojnë.
“Deri në mars mund të ndodhin shumë gjëra,” u shpreh Sylvinho, duke lënë të hapur çdo skenar për përballjen e radhës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026