Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16-vjeç

20 Nëntor 2025 | 20:26

Adoleshentët australianë të moshës 13-15 vjeç që përdorin Instagram, Facebook dhe Threads janë njoftuar se llogaritë e tyre do të mbyllen, në prag të hyrjes në fuqi të ndalimit kombëtar të rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç.

Meta, kompania që zotëron tre platformat, bëri të ditur se ka nisur dërgimin e njoftimeve me SMS, email dhe mesazhe brenda aplikacionit për përdoruesit që janë 13 deri në 15 vjeç. Çaktivizimi i llogarive do të nisë më 4 dhjetor, ndërsa ndalimi në nivel vendi hyn në fuqi më 10 dhjetor. Masa prek edhe platforma të tjera, përfshirë TikTok-un, YouTube-in, X dhe Reddit-in.

Kryeministri Anthony Albanese e cilësoi ndalimin si “të një niveli botëror”, me synimin për t’i “lënë fëmijët të jenë fëmijë”.

Meta dhe kompani të tjera janë shprehur kundër masës, por theksojnë se do të zbatojnë ligjin. Sipas rregullatorit australian të internetit, aktualisht në Facebook ka rreth 150 mijë përdorues të moshës 13-15 vjeç dhe rreth 350 mijë adoleshentë në Instagram në të njëjtën grupmoshë.

Nga 4 dhjetori, fëmijët nën 16 vjeç nuk do të mund të hapin llogari të reja në platformat e Meta-s. Kompania u ka kërkuar të rinjve të përditësojnë të dhënat e kontaktit, në mënyrë që të njoftohen kur të arrijnë moshën e lejuar për të hapur një llogari. Ata mund të shkarkojnë dhe ruajnë postimet, videot dhe mesazhet para se llogaritë të mbyllen.

Meta ka deklaruar se përdoruesit që pretendojnë se janë mjaftueshëm të rritur për të përdorur Instagram, Facebook ose Threads mund të sfidojnë kufizimin duke dërguar një “selfie video” që përdoret për verifikim të moshës përmes skanimit të fytyrës. Po ashtu mund të paraqesin patentë shoferi ose një dokument tjetër identifikimi të lëshuar nga shteti.

Të gjitha këto metoda verifikimi u testuan më herët këtë vit nga Age Check Certification Scheme, ACCS, në Mbretërinë e Bashkuar, në një raport të porositur nga autoritetet australiane.

ACCS vlerësoi se secila metodë kishte përparësitë e veta, por theksoi se “nuk u gjet asnjë zgjidhje e vetme universale që t’i përshtatej të gjitha rasteve, as një metodë e garantuar efektive në çdo implementim”.

Platformat e mediave sociale që nuk marrin “masa të arsyeshme” për të bllokuar përdoruesit nën 16 vjeç rrezikojnë gjoba deri në 50 milionë dollarë australianë.

Komisionerja australiane e e-Safety, Julie Inman Grant, u shpreh se ndalimi synon të mbrojë adoleshentët “nga presionet dhe rreziqet të cilave mund t’u ekspozohen ndërsa përdorin rrjetet sociale”.

Ndërkohë, platforma e lojërave Roblox njoftoi këtë javë se fëmijët nën 16 vjeç nuk do të mund të komunikojnë me të rritur të panjohur, duke synuar kështu shmangien e përfshirjes në ndalimin e ri. Verifikimi i detyrueshëm i moshës për llogaritë që përdorin funksionet e bisedës do të nisë në dhjetor për Australinë, Zelandën e Re dhe Holandën, dhe do të shtrihet globalisht nga janari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026