“Në 2026 nis identiteti dixhital”, Rama: Roaming pa tarifa edhe për qytetarët tanë  

21 Nëntor 2025 | 13:05

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët me komisioneren për zgjerimin Marta Kos se samiti me liderët e Ballkanit Perëndimor ishte një takim i frytshëm me arritje konkrete dhe të prekshme për popujt e rajonit.

Rama theksoi se plani i ri i rritjes shërben si një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian, duke përmendur disa nga angazhimet kryesore.

Ai theksoi se roamingu pa tarifa shtesë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, një hap që vlerësohet si domethënës pas heqjes së ngarkesave ekstra për pagesat.

Transformimi digjital dhe identiteti digjital, që pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm është një tjetër arritje e rëndësishme dhe me ndikim. Rama sqaroi se identifikimi do të bëhet përmes celularit, duke eliminuar nevojën për karta identiteti dhe pasaporta, dhe do të lehtësojë edhe transaksionet financiare dixhitale.

“Po sjell në vëmendje disa nga angazhimet, roaming që me marrëveshjen e re do të përfshihet edhe për qytetarët tanë në regjimin e BE, një hap i rëndësishëm dhe domethënës pas atij me pagesat, të cilat tanimë bëhen pa asnjë ngarkesë ekstra duke kursyer dhjetëra miliona euro nga xhepat e qytetarëve të secilit prej vendeve të BP. Ndërlidhja me korridoret evropiane vazhdon të mbetet prioritet dhe të financohet nga instrumentet e BE. Tregtia dhe lehtësimi i saj përmes një plani të detajuar lidhur me pikat kufitare, transformimi dixhital dhe identiteti dixhital, që ne e kemi gati dhe do e fusim në jetën reale në fillim 2026, duke i paraprirë i atij që do të jetë sistemi i identitetit dixhital të BE, domethënë se s’do të ketë më nevojë për ID, pasaporta se identifikimi do të bëhet përmes celularit. Identiteti dixhital do të vlejë edhe për aktivitete të tjera si transaksione financiare, blerjet përmes telefonit”, tha Rama.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)

Përplasjet dhe tensionet para godinës së Kuvendit po vijojnë prej disa orësh protestuesit kanë shënjestruar mjetet e ministrave dhe forcat e rendit. Në shënjestër ka...
12:21 | 23/07/2026

Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026