Berisha në Brazil, paraqet disa çështje përpara Asamblesë së Përgjithshme të CDI-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga San Paolo i Brazilit, njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve.
Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare disa çështje lidhur me zhvillimet në vend.
Lideri opozitar, Sali Berisha rikujtoi se CDI ka qenë organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi një rezolutë ku denonconte, sipas tij, gjendjen në Shqipëri.
Videomesazhi i plotë i kreut të PD, Sali Berisha:
Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.
Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.
Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave poitike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut