Taksa e re e pronës, në 2026 do regjistrohen 2.5 mln pasuri të paluajtshme

21 Nëntor 2025 | 19:36

Taksa e re e pronës do të nisë të aplikohet nga janari i vitit 2026. Sipas Ministrisë së financave vitin e parë do të regjistrohen 2.5 mln pasuri të paluajtshme.

Në vitin 2026 pritet të regjistrohen në kadastrën fiskale rreth 2.5 milionë pasuri të paluajtshme, të cilat do të jenë subjekt i taksës së re të pronës. Projeksionet janw pjesw programit buxhetor afatmeswm dhe dhe sipas dokumentit, kostoja e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në 26 milionë lekë. Numri i regjistrimeve parashikohet të mbetet i pandryshuar edhe për vitet 2027 dhe 2028.

Për vijimin e projektit “ProTax Albania – Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën e tregut”, për vitin 2026 janë parashikuar shpenzime në vlerën 8.7 milionë lekë.

Fillimisht taksa e re e pronës, e llogaritur mbi vlerën e tregut të pasurisë, ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 janar 2026. Megjithatë, Ministria e Financave njoftoi shtyrjen e zbatimit me dy vite, duke e zhvendosur afatin në vitin 2028. Arsyeja lidhet me hartimin e një projektligji të ri, i cili pritet të miratohet gjatë vitit 2026 dhe të zbatohet paralelisht me Kadastrën Fiskale.

Drafti i mëparshëm,parashikonte rritje të nivelit të taksës për ndërtesat rezidenciale nga 0.1% deri në 0.2%, krahasuar me 0.05% që zbatohet aktualisht. Për ndërtesat tregtare propozoheshin nivele nga 0.15% në 0.25%, si dhe të njëjtat për ndërtesat bujqësore dhe industriale.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave, drafti i ri nuk pritet të ndryshojë koeficientët e propozuar në vitin 2023.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026