Samiti G20, Aleatët e Ukrainës do bisedojnë mbi planin e paqes së SHBA-së
Aleatët e Ukrainës do të kërkojnë të “forcojnë” një plan të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës me Rusinë kur të takohen në samitin e G20 në Afrikën e Jugut, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer.
Samiti fillon një ditë pasi Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Ukraina përballet me “një nga momentet më të vështira në historinë tonë” për shkak të presionit për të pranuar planin – detajet e rrjedhura të të cilit janë parë si të favorshme për Moskën.
Zelensky zhvilloi bisedime telefonike me Sir Keir dhe udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë të premten. Më pas, kryeministri tha se “miqtë dhe partnerët” e Ukrainës mbetën të përkushtuar për të siguruar një “paqe të qëndrueshme njëherë e përgjithmonë”.
As Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe as Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të marrin pjesë në G20.
Plani i paqes i SHBA-së, i publikuar gjerësisht, përfshin propozime që Kievi i kishte përjashtuar më parë, duke përfshirë edhe heqjen dorë nga zonat lindore që aktualisht kontrollon.
Përpara bisedimeve në G20, Sir Keir tha se udhëheqësit e mbledhur do të “diskutojnë propozimin aktual në tryezë dhe, në mbështetje të përpjekjeve të Presidentit Trump për paqe, do të shqyrtojnë se si mund ta forcojnë këtë plan për fazën tjetër të negociatave”.
Ai vazhdoi: “Nuk ka kaluar asnjë ditë në këtë luftë ku Ukraina nuk i ka bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund pushtimit të paligjshëm, të tërheqë tanket dhe të ulë armët.”
“Ukraina ka qenë e gatshme të negociojë për muaj të tërë, ndërsa Rusia ka ngecur dhe ka vazhduar tërbimin e saj vrasës.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, si me SHBA-në ashtu edhe me Ukrainën, për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme një herë e përgjithmonë.”
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit