Egnatia mposht Bylisin 5-1, Teuta fiton me Vorën

22 Nëntor 2025 | 19:18

Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 12-të të Kategorisë Superiore, duke mundur Bylisin me rezultatin 5-1.

Në këtë takim spikati sulmuesi Bakayoko, i cili realizoi katër gola për rrogozhinasit. Takimi nisi keq për Bylisin, pasi Kane shënoi një autogol në minutën e pestë, ndërsa më pas u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 17’.

Me këtë fitore, Egnatia vijon të qëndrojë në vendin e tretë me 22 pikë, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e 7-të me 12 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Teuta arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Vorës, me rezultatin 0-1. Goli i vetëm u shënua nga Kotobelli në minutën e 68-të, duke i siguruar skuadrës durrsake tre pikë të vlefshme.

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për 3 pikët. E rëndësishme ishte të reagonim pas humbjes së fundit. Ndeshja ishte e luftuar, por ajo që ka rëndësi janë pikët dhe vazhdimësia për ndeshjen tjetër”, deklaroi Kotobelli pas takimit.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, me dakordësinë e klubit të Vorës ndërsa në fundin e saj u shoqërua me polemika, për shkak të një goli të anuluar në minutat shtesë.

Luis Felipe shënoi për Vorën, por VAR anuloi golin për faull të Ruzgis, i cili shtyu një nga lojtarët e Teutës.

Falë kësaj fitoreje, Teuta pozicionohet momentalisht në vendin e katërt në renditje me 18 pikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Sfida e mbijetesës përfundon pa fitues, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët në Vlorë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026