Sfida e mbijetesës përfundon pa fitues, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët në Vlorë
Përballja e mbijetesës mes Flamurtarit dhe Tiranës në Vlorë përfundoi pa fitues, pasi dy skuadrat barazuan 1-1 ndërsa sa i përket klasifikimit, nuk ka ndryshime për asnjërën nga ekipet.
Një duel me tablo të ndryshme ku në pjesën e parë vlonjatët luajtën më mirë dhe shënuan me Maksutin, ndërsa në pjesën e dytë bardheblutë morën kontrollin e lojës dhe barazuan me Junior.
Trajnerët e dy ekipeve analizuan përballjen pas ndeshjes.
“Që nuk na leverdis një barazim është normale. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por gjatë ndeshjes na ranë forcat. Na mungojnë shumë lojtarë: të dëmtuar, lojtarë që kanë ardhur mbrëmë nga kombëtaret. Nuk humbëm, e dëshironim këtë fitore, vazhdojmë përpara. Todoroski kishte kohë që nuk stërvitej, Trashi vinte nga një dëmtim, Murataj ra pak fizikisht. Vendosa të fusja disa lojtarë sepse nuk doja të humbnim; do të ishte qesharake të humbisnim sot”, tha Francesco Moriero, trajner i Flamurtarit
“Ishte e rëndësishme për skuadrën të mos humbnim. Normalisht skuadra ka qenë e ngarkuar psikologjikisht. Më pëlqeu si luftuan gjatë ndeshjes dhe karakteri i tyre që nuk u dorëzuan asnjë moment. Është një rezultat i drejtë ndaj kundërshtarit”, tha Ardian Nuhiu, trajner i Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta