“Vetëm 12 orë punë”, gazetarja: Ja sa milionë euro i kushtoi Kosovës ngërçi qeverisë
Gazetarja Alba Alishani ka analizuar kohën e humbur dhe dëmin buxhetor që, sipas saj, i ka shkaktuar Kosovës ngërçi i zgjatur politik dhe mosformimi i qeverisë deri në shpalljen e zgjedhjeve. E ftuar në emisionin Review me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, Alishani deklaroi se ky ngërç i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 2 milionë euro.
Ajo shtoi gjithashtu se deputetët e zgjedhur të kësaj legjislature, pavarësisht se ajo u shpërnda pa funksionuar plotësisht, do të marrin pagën edhe për një vit tjetër.
“Në fakt nuk ka shumë për të thënë sepse gjithçka ishte e pritshme. Edhe kurthet u kuptuan. Ti përmende orët që ka punuar kjo legjislaturë, e nënta me radhë. Janë vetëm 750 minuta, pra 63 seanca të mbajtura, dhe vetëm dy prej tyre kanë pasur punë të mirëfilltë gjithsej rreth 12 orë. Dhe kjo i ka kushtuar 2 milionë euro. Për tre muaj pothuajse bëjnë sa një vit. Ata do të marrin pagat edhe për një vit tjetër. Ka shumë më tepër humbje për buxhetin e Kosovës”, – tha Alishani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova, vendi që do të shënojë kapitullin e ri të Lojërave Mesdhetare
- Kosova përballet me Sllovakinë në playoff-in e Botërorit 2026
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta