Kosova, vendi që do të shënojë kapitullin e ri të Lojërave Mesdhetare

21 Nëntor 2025 | 12:29

Lojërat Mesdhetare kanë një histori të gjatë dhe të pasur që lidhet me promovimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve që ndajnë detin Mesdhe.

Ato janë ngjarje sportive më të rëndësishme për rajonin, e ngjashme me Lojërat Olimpike, por me pjesëmarrje të kufizuar në shtetet e Mesdheut.

Idenë për krijimin e tyre e hodhi në vitin 1948 Taher Pacha, një zyrtar egjiptian dhe anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Synimi i tij ishte të forconte marrëdhëniet mes vendeve mesdhetare përmes sportit dhe paqes.

Kështu, më 1951 u mbajtën Lojërat e para Mesdhetare në Aleksandri të Egjiptit, ku morën pjesë 10 vende dhe 734 sportistë meshkuj, ku u  përfshinë sporte klasike si atletikë, not, futboll dhe boks.

Që nga ajo kohë, Lojërat organizohen çdo katër vjet nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, CIJM, i cili mbikëqyr procesin e kandidimit, përgatitjet dhe standardet olimpike të garave.

Lojërat u zgjeruan ndjeshëm gjatë dekadave, duke përfshirë gjithnjë e më shumë shtete, përfshirë ato të Evropës Jugore, Afrikës Veriore dhe Lindjes së Afërt.

Në lojrat Evropiane kanë marrë pjesë figura të mëdha të sportit botëror, shumë prej të cilëve janë bërë më vonë kampionë olimpikë. Ndërkohë, Italia, Franca dhe Spanja janë ndër vendet më të suksesshme historikisht.

Një kapitull i ri në historinë e këtyre lojërave do të shkruhet në vitin 2030, kur Kosova do të jetë vendi organizator i Lojërave Mesdhetare. Kjo do të jetë hera e parë që një vend i Ballkanit Perëndimor do të mirëpresë një ngjarje të tillë në këtë nivel.

Vendimi u mor nga CIJM në vitin 2023, pas një kandidature të përgatitur me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe institucioneve shtetërore.

Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë pritet të përfshijë qindra sportistë nga mbi 25 vende, me gara në më shumë se 25 sporte.

Kryetari i Komisionit të Koordinimit të CIJM për këtë ngjarje, Stavri Bello, ka theksuar disa herë se përgatitjet po ecin sipas planit dhe se “Kosova ka mundësinë të tregojë veten si një vend modern, i aftë të organizojë një ngjarje ndërkombëtare me standarde olimpike”.

Ngjarja pritet të zhvillohet në Prishtinë dhe qytete të tjera si Peja, Gjakova dhe Prizreni, me ndërtimin dhe rinovimin e disa komplekseve sportive, përfshirë qendra për not, atletikë dhe sporte ekipore.

Ndërkohë, për Kosovën, kjo do të jetë jo vetëm një arritje sportive, por edhe një promovim i madh ndërkombëtar, që mund të sjellë përfitime ekonomike dhe turistike të ndjeshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik

Dhomat e Specializuara në Hagë ende mbesin brenda afatit të fundit 20 korrik për shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në...
19:20 | 25/06/2026

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026