Ish-kryeministri britanik, David Cameron zbulon se kishte kancer të prostatës
Ish-kryeministri britanik, David Cameron ka zbuluar se është trajtuar për kancerin e prostatës. Cameron tha se e zbuloi sëmundjen pasi gruaja e tij kishte këmbëngulur që ai të shkonte për një kontroll mjekësor. Këmbëngulja e saj sipas Cameron erdhi pasi ata dëgjuan një intervistë të sipërmarrësit Nick Jones, i cili po bënte fushatë që më shumë burra të testoheshin lidhur me kancerin.
59-vjeçari menjëherë bëri një test për antigjenin specifik të prostatës (PSA) në fillim të këtij viti, i ndjekur nga një skanim me rezonancë magnetike dhe një biopsi. Më pas ai u trajtua me terapi fokale, e cila synon zonën ku është i pranishëm tumori duke përdorur metoda të tilla si valët me ultratinguj për të shkatërruar qelizat kancerogjene.
“Bëra një skanim. Më ndihmoi të zbuloja diçka që nuk shkonte. Më dha mundësinë ta përballoja”, tha ai.
Cameron shtoi se do të ndihej keq nëse nuk do të fliste hapur lidhur me sëmundjen duke qenë se ka edhe përvojë. Vitin e kaluar, kampioni skocez i çiklizmit, Chris Hoy bëri thirrje që më shumë burra të rinj të testohen për kancerin e prostatës pas diagnozës së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- Korça drejt normalizimit, nis shpërndarja e ndihmave për familjet e përmbytura
- Tritoli në banesën e deputetit të PD, dalin pamjet e autorit të maskuar (VIDEO)
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull