Regjisori fitues i Oscar-it: Ukrainasit do të luftojnë deri në fund për Donbasin

24 Nëntor 2025 | 13:25

Regjisori ukrainas i shpërblyer me Oscar, Mstyslav Chernov, ka deklaruar se populli ukrainas është i vendosur të “luftojë deri në fund” për të mos lejuar që territoret e Donbasit të bien nën kontrollin rus.

Reagimi i tij vjen pas planit 28-pikësh të Donald Trump, i cili parashikon tërheqjen e forcave ukrainase nga disa zona të rajonit të Donjeckut që aktualisht kontrollohen nga Kievi territore që, sipas planit, do të njiheshin ndërkombëtarisht si pjesë e Rusisë.

Në një intervistë për podcast-in Global Story të BBC-së, Chernov thekson se një vendim i tillë nuk mund të merret pa pyetur popullin ukrainas: “Duhet të pyesim ukrainasit se çfarë mendojnë për këtë.”

Ai i quan zonat që po diskutohen në negociatat e mundshme të paqes “vendet e fëmijërisë” së tij. Sipas tij, edhe pse mund të kërkohet ndonjë kompromis për të shpëtuar jetë, një lëvizje e tillë do të sillte “hidhërim të madh”.

“Është e djegur dhe është shtëpia ime,” shprehet Chernov, duke shtuar se Ukraina nuk është vetëm territor: “Ukraina është një komunitet, ose një bashkësi komunitetesh. Për sa kohë që kjo ide mbijeton, Ukraina do të mbijetojë.”

Mstyslav Chernov fitoi çmimin Oscar në vitin 2024 për dokumentarin 20 Days in Mariupol, i cili dokumentoi rrethimin rus të qytetit në ditët e para të pushtimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Orban rizgjidhet kryetar i ‘Fidesz’ pavarësisht humbjes së zgjedhjeve në Hungari

Partia kryesore opozitare e Hungarisë, Fidesz, rizgjodhi ish-kryeministrin Viktor Orban si udhëheqës të saj të shtunën për një vit tjetër, pavarësisht humbjes së pushtetit të partisë në...
16:54 | 13/06/2026

Koreja e Veriut dënon shitjen e raketave amerikane prej 300 milionë dollarësh për Seulin

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut dënoi një vendim të SHBA-së për të miratuar shitjen e raketave të përparuara ajër-ajër dhe pajisjeve përkatëse Koresë...
16:41 | 13/06/2026

Pesë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të Forcave Ajrore indiane

Pesë persona kanë vdekur pasi një aeroplan i Forcave Ajrore Indiane është rrëzuar, sipas një deklarate nga Forcat Ajrore Indiane. Sipas IAF, rrëzimi i avionit...
16:33 | 13/06/2026