Pakistani kryen sulme ndaj Afganistanin, humbin jetën 9 fëmijë dhe një grua

25 Nëntor 2025 | 09:33

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën gjatë bombardimeve të forcave pakistaneze në territorin afgan gjatë natës, në një periudhë ku tensionet mes Islamabadit dhe Kabulit janë rritur ndjeshëm.

Sulmet e Pakistanit ndaj Afganistanit vranë të paktën 10 persona, tha të martën zëdhënësi i qeverisë talebane, një ditë pas një sulmi në një kompleks sigurie në qytetin Peshawar të Pakistanit.

Mujahid shkroi në platformën X se sulmi goditi një shtëpi civile në provincën Khost dhe se mes viktimave janë nëntë fëmijë dhe një grua.

“Forcat pushtuese pakistaneze bombarduan shtëpinë e një banori civil vendas. Si rezultat, nëntë fëmijë pesë djem, katër vajza dhe një grua u martirizuan” në provincën Khost, postoi Mujahid në X.

Ai shtoi se sulmet ajrore që synonin rajonet kufitare të Kunar dhe Paktika plagosën katër civilë të tjerë.

Ndërkohë, qeveria talebane ka dënuar ashpër bombardimet, duke theksuar se ato përbëjnë shkelje të sovranitetit të Afganistanit dhe duke paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet më tej nëse Pakistanit nuk i jep fund veprimeve ushtarake përgjatë kufirit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026