Afganistani dhe Pakistani këmbejnë zjarr në kufi, teksa nisi bisedimet për paqe

6 Nëntor 2025 | 19:42

Forcat afgane dhe pakistaneze shkëmbyen zjarr në kufi më 6 nëntor, thanë të dyja shtetet. Ky shkëmbim zjarri, që zgjati për një periudhë të shkurtër kohore, ndodhi në të njëjtën dikur kur palët rinisën bisedimet për paqe në Stamboll.

Të dyja shtetet akuzuan njëra-tjetrën se iniciuan këmbimin e zjarrit pranë Spin Boldak, qytet kufitar afgan që gjendet në jug të kufirit prej 2.600 kilometrash që ndajnë Afganistani dhe Pakistani.

Nuk ka raportime për viktima dhe zyrtarët në të dyja shtetet thanë se janë të angazhuar për armëpushimin dhe për vazhdimin e dialogut në Stamboll.

Dy ushtritë ishin përplasur muajin e kaluar, kur u vranë dhjetëra persona. Kjo ishte përleshja më vdekjeprurëse që nga rikthimi i talibanëve në pushtet në Kabul më 2021.

Të dyja palët nënshkruan një marrëveshje armëpushimi në Doha më 19 tetor, por rundi i dytë i negociatave në Stamboll javën e kaluar përfundoi pa një marrëveshje afatgjatë, për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi grupet militante që janë armiqësore ndaj Pakistanit dhe veprojnë brenda Afganistanit.

“Shpresojmë që urtësia të mbizotërojë dhe paqja të rikthehet në rajon”, i tha gazetarëve ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, të mërkurën.

Ai tha se Islambadi ndjek një “agjendë me një pikë”, duke u përpjekur të bindë Afganistanin që të kontrollojë militantët që sulmojnë forcat pakistaneze përgjatë kufirit të përbashkët.

Delegacioni afgan në Stamboll udhëhiqet nga shefi i inteligjencës, Abdul Haq Wasiq, tha zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, për transmetuesin shtetëror RTA.

Pakistani dhe talibanët afganë kanë pasur raporte të mira për dekada, por marrëdhëniet janë prishur ndjeshëm viteve të fundit.

Islambadi i akuzon talibanët se strehojnë talibanët pakistanezë, grup që është përleshur disa herë me ushtrinë pakistaneze. Kabuli i mohon këto akuza, duke thënë se nuk ka kontroll mbi grupin./REL

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026