Shoqata e Bankave kundër tavanit 500 mijë lekë për pagesat cash
Paketa fiskale e vitit 2026 kufizon pagesave cash për qytetarët si dhe ulja e tavanit për sipërmarrjen.
Qeveria kërkon që pragu për pagesat cash mes bizneseve nga 150 mijë lekë të bëhet 100 mijë lekë, ndërsa qytetarit i jep të drejtën të blejë mall me vlerë deri në 500 mijë lekë me para në dorë.
“Ne kemi kërkuar me kohë tavan për pagesat me cash për individët. Për herë të parë vendoset tavani për individët. Por vendosja për individët e një tavani 500.000 lekë është jashtë çdo analize, jashtë çdo eksperiencë, jashtë çdo përvoje”, thotë Spiro Brumbulli, sekretar i Shoqatës së Bankave.
Shoqata e Bankave del kundër këtij tavani duke sjellë disa shembuj edhe nga Europa e rajon dhe propozon një prag afro 10 herë më të ulët.
“Greqia, Maqedonia e Veriut, Hungaria e ka nga 500 euro. Po si ka mundësi t’i lë një individ 500,000 lekë, kur rroga mesatare, deri 90,000 lekë. Çfarë do bëjmë? Do i themi që mos e kalon më pagën në bankë. Merri para thjesht dhe bë veprime sa do duash, apo duam të stimulojmë veprime cash të një grupi që kanë këto të ardhura? Propozimi i ynë është diku tek 60.000 lekë, për të mos nxitur veprimin e cash”, shprehet Brumbulli.
Në komisionin e ekonomisë, u fol edhe për nevojën e pajisjes së të gjithë bizneseve turistikë me terminale POS deri në korrik të vitit 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta