Para droge, Prokuroria Fier sekuestron pronat dhe llogaritë bankare të 2 vëllezërve

21 Nëntor 2025 | 11:01

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli për prodhim të lëndëve narkotike

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal të vitit 2019, të regjistruar mbi bazën e referimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku kishte dyshime se shtetasi N.B., nëpërmjet familjarëve të tij, ishte përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, u konstatua se vlerat monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal, ishin investuar në blerje të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat përdoren si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.

Prokuroria, mbështetur në faktet dhe të dhënat e marra, vlerësoi të kryejë verifikime të thelluara mbi pasuritë dhe asetet në pronësi të subjektit të dyshuar dhe pas administrimit të provave të nevojshme, regjistroi kryesisht procedimin pasuror nr.2, datë 13.11.2025.

Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi N.B, në datë 19.06.2017 është dënuar nga Gjykata e Kurorës së Shreësbury-t (MB) për prodhim të lëndeve narkotike. Po ashtu, edhe shtetasi E.B. (vëllezër) në datë 19.04.2024 është dënuar nga Gjykata e Kurorës e Leeds-it (MB) për të njëjtën vepër.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasve N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, janë pasuri të paluajtshme apo llogari bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat dhe këta dy shtetas nuk dokumentojnë origjinën dhe mundësinë ekonomike për fitimin e këtyre pasurive”, bëri me dije Prokuroria.

Me kërkesë të Prokurorisë Përgjithshëm Fier dhe me miratimin e Gjykatës Fier, u vendos sekuestro mbi pasuritë e  mëposhtme:

Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 108.56m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;

Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 18.04 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;

Pasuri e llojit garazh, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit E.B;

Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 69.11 m2, Golem, Kavajë, në pronësi të shtetasit E.B;

Pasuri e llojit njësi, me sipërfaqe 136.1m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;

Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 90.2 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;

Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 25.33 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;

Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 111.70 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;

Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 28.40 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;

Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 119.30 m2, Tiranë”, në pronësi të shtetasit K.B;

Pasuri e llojit apartamenti, me sipërfaqe 105,9 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;

Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 24.60m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;

Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit E.B, deri në vlerën 205’029.41 (dyqind e pesëmijë e njëzetë e nëntë pikë dyzetë e një) Euro;

Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit K.B, deri në vlerën 100’000 (njëqindmijë) Euro; dhe

Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetases J.B, deri në vlerën 63’000 (gjashtëdhjetë e tremijë) Euro.

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026