Arsenal–Bayern, supersfida e Champions League ndez mbrëmjen

26 Nëntor 2025 | 15:33

Sulmi më i mirë përballë mbrojtjes së hekurt, njëri kryeson kampionatin anglez dhe tjetri atë gjerman.

Kjo është padyshim ndeshja e momentit në futbollin evropian, Arsenal–Bayern.

Dy ekipet më në formë të momentit sfidojnë njëra-tjetrën në Londër dhe sigurisht që e gjithë vëmendja është në “Emirates Stadium”.

Ky është ballafaqimi i 17-të mes këtyre dy skuadrave në të gjitha kompeticionet dhe i 15-ti në Ligën e Kampionëve, aty ku Bayern ka 8 fitore, Arsenali 3 dhe 3 duele janë mbyllur në barazim.

Të dyja vijnë me mungesa në këtë përballje, por teknikët Arteta dhe Kompany i kanë gati formacionet.

Britanikët cilësohen favoritë për fitimin e 90 minutave, edhe pse duele të tilla nuk mund të parashikohen.

E mërkura vijon edhe me ndeshje të tjera spektakolare: njëra në Madrid mes Atleticos vendëse dhe Interit, dhe tjetra në “Parkun e Princave”, ku kampionët në fuqi PSG presin Tottenhamin.

Në fushë do të zbresin edhe rekordmenët e Champions, Real Madridi, që udhëton drejt Greqisë, ku e pret Olympiacos.

Pas humbjes në kampionat përballë Nottinghamit, Liverpool-i kërkon kthimin te fitorja dhe synon ta bëjë këtë në Champions ndaj PSV-së.

Eintracht Frankfurt–Atalanta dhe Sporting–Club Brugge janë dy duele të tjera që luhen në mbrëmje, ndërsa e mërkura hapet me Kopenhagen–Kairat Almaty dhe Pafos–Monaco.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026