Bayern bind ndaj Leverkusen, me disa ndryshime në formacion fiton 3-0

2 Nëntor 2025 | 14:37

Ky sezon do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Bayernit të Mynihut, skuadër e cila e ka nisur në mënyrë perfekte.

Ekipi i udhëhequr tashmë prej 2 sezonesh nga belgu Kompany ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm, ku i ka fituar 15 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet. Pra që prej muajit gusht, rekordmenët e Gjermanisë kanë rrëmbyer vetëm fitore ndaj çdo kundërshtari, i fundit Leverkusen pasditen e së shtunës në Bundesligë.

Të martën mbetet për t’u parë nëse Bayern do tja dalë të marrë një tjetër fitore, pasi përballet në Champions me kampionët në fuqi, PSG. Pikërisht për të mbajtur skuadrën të freskët për këtë duel, Kompany bëri rotacion ndaj aspirinave, duke lënë në stol Kane, Olise, Diaz, Upamecano, por sërish nuk hasi asnjë vështirësi.

Të 3 golat e ndeshjes u shënuan që në pjesën e parë, fillimisht Gnabry hapi serinë, më pas dyfishoi Jackson, teksa rezultati u vulos pas një autogoli të Bade. Në pjesën e dytë vendësit vetëm administruan rezultatin, teksa pjesë e lojës u bënë dhe disa nga lojtarët e formacionit bazë. Kjo ishte fitorja e 15-të për Bayernin në të gjitha kompeticionet këtë sezon, ndërsa udhëheq kampionatin me 5 pikë më tepër se vendi i dytë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026