Dyshime për spiunazh, arrestohen tre drejtues të sektorit ushtarak në Turqi

26 Nëntor 2025 | 20:55

Tre drejtues të kompanive të industrisë së mbrojtjes janë arrestuar nga autoritetet turke nën dyshimin për spiunazh për fuqitë e huaja, thonë prokurorët.

“Një operacion u krye më 25 nëntor 2025 për të kapur katër individë të identifikuar në lidhje me komplotin”, tha zyra e prokurorit publik të Stambollit në një deklaratë të martën.

“Si rezultat i operacionit, u arrestuan tre persona dhe u lëshua një urdhër arresti për një person për shkak të qëndrimit jashtë vendit.”

Thuhej se të dyshuarët “mbajnë pozicione ekzekutive brenda kompanive kritike të mbrojtjes që operojnë në vendin tonë”.

Ata akuzohen se janë përpjekur t’u japin vendeve të huaja informacione “biografike” rreth punonjësve.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, zyra e prokurorit fillimisht tha se të dyshuarit punonin për shërbimet e inteligjencës së Emirateve të Bashkuara Arabe, përpara se ta fshinte atë deklaratë dhe të publikonte një version të rishikuar në X, që nuk përmendte Emiratet e Bashkuara Arabe.

Eksportet e mbrojtjes të Turqisë u rritën me 29 për qind (7.15 miliardë dollarë) në vitin 2024, sipas Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, të nxitura veçanërisht nga suksesi i dronëve të saj ushtarakë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë

Ndërsa Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin për të 11-tën natë radhazi dhe Teherani zgjeroi ofensivën e tij kundër shteteve të Gjirit, Pakistani intensifikoi përpjekjet e...
08:22 | 22/07/2026

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5,346, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
08:14 | 22/07/2026

Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur pjesën më të madhe të Kilit  prej ditësh kanë lënë 13 të vdekur dhe shtatë të zhdukur, njoftuan autoritetet...
08:10 | 22/07/2026