VIDEO/ Shfaqet në Tiranë dokumentari “117”, Rita Ora dërgon urim special
I konsideruar nga studiuesit si portret shpirtëror i kombit, filmi dokumentar “117” i skenaristit dhe regjisorit Besim Sahatçiu është shfaqur në Tiranë, në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës.
Filmi tregon jetesën e një familjeje prej 117 anëtarësh që jetojnë në një çati dhe sjell një dëshmi unike të jetës tradicionale shqiptare, në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës.
Filmi i restauruar ofron një kujtesë të gjallë vizuale për një formë bashkëjetese që sot nuk ekziston më.
I pranishëm në shfaqjen e filmit ishte kineasti Afrim Spahiu, drejtor i fotografisë së filmit, përfaqësues nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndërsa Rita Ora, mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, përcolli përmes videos një përshëndetje speciale.
Kineasti Afrim Spahiu tha se ky film është gur themeli për historinë filmike të Kosovës.
“Ky film është i veçantë pasi pasqyron një moment të rrallë. Grupi i punës arriti të regjistrojë jetën e kësaj familjeje me 117 anëtarë brenda 24 orëve” ,tha ai.
Në këtë film, regjisori vendosi që fotografia të fliste vetë, pa narracion, duke i dhënë filmit një dimension artistik që e shndërroi në një vepër ikonike.
Filmi është realizuar nga “Kosova Film” në vitin 1976.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta