Numri i makinave në Shqipëri rritet çdo vit, mbi 1 milion mjete rrugore në qarkullim
Numri i automjeteve në vendin tonë po rritet çdo vit. Me mbi 1 milion makina, Shqipëria regjistron një raport prej 434 mjete për 1,000 banorë.
Në vend ka 1,025,000 mjete rrugore në qarkullim. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, numri i përgjithshëm i mjeteve është rritur 9%, ndërsa regjistrimet e reja kanë shënuar gjithashtu rritje.
Sipas kategorisë, autoveturat përbëjnë 81% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6% dhe automjetet për transport të përzier po me 6%.
Tirana mban peshën më të madhe me 35% të mjeteve gjithsej, e ndjekur nga Durrësi me 14%. Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht 2.2% dhe 2.4%.
Gjatë tremujorit të fundit janë regjistruar për herë të parë rreth 26,000 mjete, nga të cilat 82% ishin autovetura.
Sa i përket markave më të përhapura, Volkswagen ruan vendin e parë me 20%, i ndjekur nga Mercedes-Benz me 17%. Dominimi i këtyre markave lidhet me çmimet konkurruese të modeleve të përdorura, pjesët e këmbimit që gjenden më lehtë dhe pasionin e ruajtur ndër vite.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur