Vlorë: Koncert madhështor në Bulevardin “Ismail Qemali”, mijëra qytetarë në festë

28 Nëntor 2025 | 19:25

Vlora është mbushur sot me atmosferë festive teksa mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin “Ismail Qemali” për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit.

Koncerti i organizuar në zemër të qytetit ka sjellë emocion, muzikë, valle dhe një energji të veçantë, duke kthyer bulevardin në një skenë të madhe ku flamuri kuqezi valëvitet kudo.

Qytetarë të të gjitha moshave, familje dhe të rinj, janë bërë pjesë e festimeve, duke mbajtur në duar flamuj kombëtar dhe duke shijuar performancat artistike të këngëtarëve dhe grupeve të folklorit.

Tingujt e muzikës patriotike dhe ritmet popullore kanë bërë që në gjithë zonën të mbizotërojë një atmosferë gëzimi dhe krenarie kombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026