Fotoalbum/ Begaj, Rama dhe Osmani në mbrëmjen festive të 28 Nëntorit
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjete sociale, ka shpërndarë foto nga festa në ambientet e Presidencës ku zhvillua mbrëmja tradicionale kushtuar Ditës së Pavarësisë, një aktivitet që mblodhi së bashku personalitete të larta të politikës dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.
E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë në festimet zyrtare së bashku me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte i pranishëm bashkë me Zonjën e Parë, Armanda Begaj ndërsa Kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës”, shkruan Rama.
Mes të ftuarve u panë gjithashtu ministra, deputetë dhe ish-deputetë të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, si dhe ish-Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend dhe përfaqësues të komuniteteve fetare, të cilët u bashkuan në aktivitetin festiv për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndërkohë, ra në sy mungesa e përfaqësuesve nga partitë opozitare, të cilët nuk u panë në këtë aktivitet zyrtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse





















