Shqipëria përkujton 81-vjetorin e Çlirimit
Shqipëria përkujton këtë të shtunë 81-vjetorin e Çlirimit.
Figurat më të larta të shtetit pritet të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim në rrjete sociale, teksa ka ndarë një foto nga Memoriali “Nëna Shqipëri”
“Me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, shkruan Rama.
Shqipëria u çlirua plotësisht më 29 nëntor të vitit 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939.
Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin e gjermanëve. Lufta për çlirim kulmoi në nëntor të vitit 1944.
Tirana u çlirua më 17 nëntor të atij viti, ndërsa Shkodra dhe zona veriore më 29 nëntor, duke shënuar fundin e pushtimit gjerman në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit