Publikohen pamjet, dronët ukrainas godasin dy tankerë rusë në Detin e Zi

29 Nëntor 2025 | 12:42

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin e goditjes së dy tankerëve rusë, “Kairo” dhe “Virat”, nga dronët detarë të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).

Të dy anijet, të cilat i përkasin të ashtuquajturës flotë “hije” ruse dhe janë të sanksionuara ndërkombëtarisht, u sulmuan gjatë një operacioni të përbashkët të Drejtorisë së Kundërzbulimit Ushtarak dhe Marinës së Ukrainës.

Sipas autoriteteve ukrainase, të dy tankerët pësuan dëmtime kritike dhe u nxorën plotësisht jashtë funksionit. Pamjet e publikuara dokumentojnë qartë momentet e goditjes në Detin e Zi, duke konfirmuar vazhdimin e sulmeve ukrainase ndaj infrastrukturës detare ruse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026