Papa Leo viziton Xhaminë Blu të Stambollit gjatë vizitës së parë jashtë vendit

29 Nëntor 2025 | 15:37

Papa Leo vizitoi Xhaminë Blu të Stambollit gjatë një dite takimesh me udhëheqës myslimanë dhe të krishterë.

Papa Leo iu bashkua imamit në xhaminë e shekullit të 17-të të epokës osmane, e cila zyrtarisht quhet Xhamia e Sulltan Ahmedit.

Udhëtimi shënoi një pjesë të ditës së tretë të vizitës së tij të parë jashtë shtetit si kreu i Kishës Katolike. Nga Turqia, ai do të udhëtojë për në Liban të dielën.

Pas vizitës në xhami, Leo zhvilloi një takim privat me udhëheqësit e krishterë të Turqisë në Kishën Ortodokse Siriane të Mor Efremit.

Ndërsa Vatikani kishte thënë se Leo do të mbante një “minutë të shkurtër lutjeje në heshtje” në Xhaminë Blu, imami tha se Papa nuk pranoi.

Duke folur me gazetarët pas vizitës, Asgin Tunca tha se i kishte thënë Papës: “Nuk është shtëpia ime, as shtëpia jote, është shtëpia e Allahut”.

Imami shtoi se i kishte thënë papës: “‘Nëse do, mund të lutesh këtu’, Por ai tha, ‘nuk ka problem”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026