Planet për paqen, Zelensky bisedë telefonike me Rutte dhe Von der Leyen
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar këtë të diele një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte teksa zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas u takuan në Florida për të diskutuar rreth planeve për t’i dhënë fund luftës.
“Këto janë ditë kritike dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetet sociale në lidhje me komunikimin e tij me Rutte-n.
“Ne po punojmë ngushtë së bashku dhe janë përpjekjet tona të përbashkëta që do të jenë jashtëzakonisht efektive”, shtoi ai.
Udhëheqësi ukrainas foli sot edhe me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Sipas tij me Von der Leyen bien dakord në disa çështje kryesore.
“Ne kemi një mirëkuptim të përbashkët për çështjet kryesore. Është gjithashtu e rëndësishme që Ursula t’i kushtojë vëmendje të veçantë nevojës për të forcuar rezistencën tonë ndaj sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj infrastrukturës dhe sektorit të energjisë së vendit tonë”, tha Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik