Themeluesi i eutanazisë ndërron jetë me anë të vdekjes së asistuar

1 Dhjetor 2025 | 08:47

Themeluesi i organizatës zvicerane Dignitas, e cila ofron shërbime për vetëvrasje të asistuar, ndërroi jetë në të njëjtën mënyrë, nëpërmjet vdekjes së asistuar.

Ludwig Minnelli, i cili themeloi organizatën në vitin 1998, vdiq të shtunën, disa ditë para ditëlindjes së tij të 93-të, tha Dignitas. “Deri në fund të jetës së tij, ai vazhdoi të kërkonte mënyra të mëtejshme për të ndihmuar njerëzit të ushtronin të drejtën e tyre për liri zgjedhjeje dhe vetëvendosje në ‘çështje të fundit’ – dhe shpesh i gjente ato”.

Minnelli, një gazetar i kthyer në avokat, u përball me sfida të shumta ligjore dhe apeloi disa herë në Gjykatën Supreme të Zvicrës dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut .

Gati tre dekada pas themelimit të Dignitas ka pasur një ndryshim të ndjeshëm në qëndrimet ndaj vdekjes së asistuar në nivel ndërkombëtar. Kohët e fundit, Franca miratoi dhënien e kësaj të drejte njerëzve në fazat e fundit të sëmundjes terminale. Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Spanja dhe Austria kanë miratuar ligje mbi eutanazinë e asistuar që nga viti 2015. Në SHBA, eutanazia e asistuar është e ligjshme në 10 shtete.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026