Sot shënohet Dita Botërore e Luftës kundër HIV/AIDS, pse testimi mbetet thelbësor

1 Dhjetor 2025 | 08:00

1 Dhjetori shënon Ditën Botërore të Luftës kundër HIV/AIDS, një datë e rëndësishme që prej vitit 1988 dhe e dedikuar rritjes së ndërgjegjësimit për virusin HIV, mbështetjes për personat e prekur dhe forcimit të përpjekjeve globale për parandalim dhe trajtim.

Në këtë kuadër, mjekët infeksionistë na kujtojnë se parandalimi, testimi dhe trajtimi shpëtojnë jetë.

HIV nuk është një dënim dhe menaxhohet me sukses kur diagnostikohet herët dhe trajtohet rregullisht.

Mjekja infeksioniste, Esmeralda Meta, thotë se më të prekurit nga kjo sëmundje infektive janë grupmoshat mbi 14 vjeç.

“HIV/AIDS është sindroma madhore infektive që u bë mbi tre dekada te ne. Është një sëmundje me peshë. Më të prekurit janë adultët mbi 14 vjeç. Mesazhi i rëndësishëm është testimi nga grupmoshat e reja dhe grupet në rrezik, si dhe gratë shtatzëna, për trajtimin dhe parandalimin e hershëm. Testimi në Shqipëri është kudo: në spitale, në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Më shumë të prekur janë meshkujt sesa femrat. Deri më tani nuk ka një vaksinë, ndaj këshillohet konsultimi me mjekët për parandalimin e saj”, thotë mjekja.

Transmetimi seksual mbetet rruga kryesore e marrjes së këtij infeksioni (93% e rasteve). Transmetimi nga nëna tek fëmija zë 4% të rasteve dhe transmetimi nëpërmjet gjakut zë 3% të rasteve në total.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026