Reagimet pas Kolegjit Zgjedhor, Kaso dhe Kaziaj: Beteja do të vazhdojë në disa plane
Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike shprehu keqardhjen sa i takon rrëzimit të kërkesës së PD-së për rishqyrtimin e rezultatit të zgjedhjeve.
“Jemi të keqardhur që një kërkesë e tillë nuk u pranua pasi në mënyrë të shpejtuar dhe jo në përputhje me standardet e Kodit Zgjedhor, kjo kërkesë për provë u vlerësua si kërkesë e cila nuk lidhej me fakte konkrete të ndodhura në qarkun e Gjirokastrës,” – tha Kaso.
Sipas tij fakte dhe prova të reja do të dilnin çdo ditë derisa të vërtetoheshin të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike.
“Është një mendim që ne nuk e ndajmë dhe kjo i parapriu vendimmarrjes përfundimtare që ishte ajo e rrëzimit të kërkesës sonë për pavlefshmëri. Jemi të sigurt që fakte dhe prova të reja do dalin përditë sa veprimtaria e organeve të administratës të dali në dritën e diellit dhe para gjykimit të gjithë shqiptarëve dhe ne si Parti Demokratike as nuk kemi hequr dorë dhe do vazhdojmë të mos heqim dorë nga kërkesa dhe këmbngulja jonë për të bërë transparencë në çdo aspekt të errët të gjithë këtij procesi elektoral,” – shtoi Kaso.
Nga ana tjetër, edhe Altin Kaziaj, përfaqësues ligjor i Lëvizjes Socialiste për Integrim shprehu keqardhjen për këtë vendim.
“Opozita nuk ka se si pranon një vendim të dhënë në këto shkaqe. Nuk ka sesi pranon faktin që mos marrja parasysh e kërkesave të karakterit procedurial nga ana e Partisë Demokratike dhe LSI nuk merret në shqyrtim nga Kolegji Zgjedhor,” – u shpreh Kaziaj.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi