75% e evropianëve duhet të kursejnë për të paguar kredin për banesën 

1 Dhjetor 2025 | 14:39

Në vitin 2025, rreth 75% e evropianëve me kredi për banesë u detyruan të reduktojnë shpenzimet për të përballuar pagesat e hipotekës, sipas European Housing Trends Report nga RE/MAX Europe.

Shumica e tyre i ulën shpenzimet për daljet, artikujt luksoz dhe pushimet.

Në 23 vendet e studiuara, rreth 25% e pronarëve të hipotekave “nuk kanë pasur nevojë kurrë të kursejnë, të gjejnë alternativa, ose të ndalojnë blerjet për të përballuar hipotekën”, sipas European Housing Trends Report 2025.

Kjo përqindje ndryshon nga 7% në Maltë dhe Rumani deri në 44% në Holandë, ku thuajse gjysma e huamarrësve nuk kanë problem me pagesat.

Pjesa e pronarëve të hipotekave që nuk kanë pasur nevojë të reduktojnë shpenzimet për të përballuar pagesat është nën 15% në disa vende, që tregon se një shumicë e madhe ka pasur vështirësi për të përballuar hipotekën. Këto vende përfshijnë Maltën, Rumani, Hungari, Irlandë, Turqi, Slloveni, Greqi, Kroaci dhe Itali.

Shtete të tjera ku huamarrësit ndihen më të sigurt për pagesat janë Lituania (42%), Mbretëria e Bashkuar (37%) dhe Zvicra (36%).

Në shumicën e vendeve, pjesa më e madhe e njerëzve duhet të sakrifikojnë shpenzime për argëtim (41%) dhe artikuj luksoz (38%), ndërsa pushimet dhe veshjet renditen pas tyre. Në disa vende me presion të lartë mbi buxhetin, si Greqia, Hungaria, Rumania dhe Turqia, njerëzit ulen shpenzimet edhe për artikuj të domosdoshëm. Ndërsa në MB, Holandë, Zvicër, Lituani dhe Luksemburg, reduktimet janë më të buta dhe selektive.

Sekretari i European Mortgage Federation, Luca Bertalot, tha se debati politik mbi banesat dhe aftësinë për të paguar hipotekat është shumë i rëndësishëm.

Ai theksoi se disa tregje përdorin hipotekat me normë fikse, ndërsa të tjera me normë të ndryshueshme, por thelbi i problemit të papërballueshmërisë nuk është lloji i hipotekës, sepse huamarrësit zgjedhin vetë. Sipas tij, kostot e energjisë janë një problem që familjet nuk mund ta kontrollojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026