Netanyahu bisedë telefonike me Trump, zbulohen detaje nga diskutimet

1 Dhjetor 2025 | 19:29

Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi këtë të hënë se Benjamin Netanyahu pati një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Trump. Kjo telefonatë ka ardhur pasi Trump postoi në rrjetet sociale duke i bërë thirrje Izraelit të mbajë një dialog të hapur me Sirinë.

Sipas palës izraelite, diskutimi përfshinte një angazhim për çarmatosjen e organizatës palestineze Hamas dhe demilitarizimin e Rripit të Gazës. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu zgjerimin e mundshëm të marrëveshjeve të paqes së Izraelit me vendet që nuk e njohin atë diplomatikisht.

Zyra e kryeministrit izraelit tha gjithashtu se Trump ftoi Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen e afërt por pa dhënë një datë specifike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona

10 persona u plagosën pasi rrufeja goditi një pemë në një park në Suedi të dielën. Stuhia e fortë u regjistrua në Parkun Tosselilla Sommarland, e cila shkaktoi...
17:44 | 28/06/2026

Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden e quajti presidentin Donald Trump “një humbës” në një fjalim të shtunën, ku përmendi përpjekjen e pasardhësit të tij presidencial për transformimin e Uashington...
17:33 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026