Witkoff takim me Putin në Moskë, Dmitriev: Sot një ditë e rëndësishme për paqen

2 Dhjetor 2025 | 10:02

I dërguari special i Presidentit rus për Investime dhe Bashkëpunim Ekonomik me Vendet e Huaja, Kirill Dmitriev, tha se e marta do të jetë një ditë e rëndësishme për paqen.

Komentet e Dmitriev, i referohen vizitës së Steve Witkoff në Moskë, i cili do të takohet me Vladimir Putin.

“Ditë e rëndësishme për paqen, ekipi që zbatoi marrëveshjen e paqes së Presidentit SHBA Donald Trump për Gazën do të jetë në Moskë për të çuar përpara axhendën e paqes të Trump në Ukrainë”, shkroi Dmitriev në një postim në X.

Ndërkohë, Dmitriev dhe Witkoff ishin arkitektët e planit fillestar të SHBA-së, një formulë me 28 pika që në thelb përfshinte të gjitha kërkesat kryesore të Rusisë dhe që më vonë u ndryshua dhe u ngushtua në takimet pasuese midis amerikanëve dhe ukrainasve.

Këtë të martë, Presidenti rus Vladimir Putin do të presë të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, për bisedime që do të përqendrohen në zgjidhjen e krizës në Ukrainë, duke përfshirë propozimet e SHBA-së për këtë çështje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më parë njoftoi për gazetarët se takimi i Putinit me Witkoff është planifikuar për të martën pasdite dhe se momentet fillestare të bisedës së ardhshme do të jenë të hapura për median.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026

Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio të enjten nisi një nismë të udhëhequr nga SHBA-të për të përqendruar përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në atë që...
17:38 | 16/07/2026

Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta

Qeveria e Hungarisë njoftoi të enjten se i dërgoi policisë një raport në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike gjatë blerjeve të softuerëve...
17:28 | 16/07/2026