Ndalimi i Mogherinit për mashtrim me fondet,Brukseli përgjigjet për Euronews Albania
Euronews Albania, përmes gazetares Alice Taylor, pyeti Komisionin Evropian për bastisjet dhe hetimin që përfshin Federica Mogherinin, Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), pas raportimeve të mediave belge që thonë se Mogherini është ndaluar në Bruksel si pjesë e këtij hetimi për mashtrim.
Një zëdhënës i Komisionit refuzoi të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke e udhëzuar gazetarën tek komentet e dhëna në konferencën e mesditës: “Policia ishte aty si pjesë e një hetimi në vazhdim për aktivitetet që ndodhën gjatë mandatit të mëparshëm. Nuk kemi asgjë më shumë për t’ju dhënë, pasi tani po zhvillohet një hetim në vazhdim. Nuk do të jemi në gjendje të shtojmë asgjë tjetër në këtë fazë.” Të gjitha pyetjet e tjera nga gazetarët gjithashtu nuk morën përgjigje.
Ky reagim vjen në kuadër të hetimeve në vazhdim mbi aktivitetet e mëparshme të institucionit të BE-së, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hetim për mashtrim në prokurime publike, ndalohet në Bruksel Federica Mogherini
- Inagurohet Kolegji Europian/ Mogherini: Do e nisë aktivitetin vitin e ardhshëm
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.