“Balluku nuk duhet të pezullohej”, avokat Rumano: Të zgjedhurit bëjnë përjashtim…
Avokati Gentian Rumano ka komentuar nga këndvështrimi juridik vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se ky vendim nuk është interpretuar siç duhet nga ana e gjykatës.
Sipas Rumano-s, në rastin konkret nuk ka pasur bazë ligjore që të justifikonte pezullimin e saj nga detyra, pasi hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme mund të vijonin normalisht pa qenë e nevojshme një masë e tillë.
“Vendimi nga ana e GJKKO-së mbi pezullimin nuk është interpretuar drejtë. Në rasatin konkret, zëvendëskryeministrja nuk duhej të pezullohej nga detyra. Ka hetime të nisura nga ana e Prokurorisë së Posaçme, të cilat do vijoheshin nga ana e tyre, pa qenë e nevojshme për një vendim të tillë”, u shpreh avokati.
Rumano shtoi se ky interpretim përjashton vetëm ata të zgjedhur që përfitojnë imunitetin e deputetit nga zgjedhjet elektorale.
“Ka disa dispozita që në të mirë apo në të keq ato ekzistojnë, unë ligjin e lexoj ashtu siç shkruhet. Neni 103 pika 3, e ka të përcaktuar që të zgjedhurit, qofshin dhe anëtarë të Këshillit të Ministrave, marrin të njëjtin vlerësim dhe imunitet si personat e zgjedhur. Në këtë frymë, Gjykata e Posaçme duhej ta mbante në vemendjen e saj që kërkesa e paraqitur nga Prokuroria nuk duhej të pranohej sa i përket pezullimit. Përjashtojmë të gjithë të zgjedhurit që kanë përfiturar imunitetin e deputetit nga zgjedhjet elektorale.
Për pezullimin nuk duhet të ketë interpretime, është një çështje e thjeshtë. Gjykata Kushtetuese mjafton të ketë ligjin përpara, ta lexojë, dhe do ti japë një përgjigjie të mënjëhershme kërkesës”, theksoi Gentian Rumano.
LEXONI GJITHASHTU:
Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes