Debat mes Braçes dhe Gjyzeirajt: Pse fermerët nuk kompensohen për prodhimin

3 Dhjetor 2025 | 12:42

Sot në Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat janë diskutuar disa tematika për fermerët  ku Erion Braçe ka shkëmbyer debate me Endrit Gjyzeiraj, zv.ministër i Financave se pse fermerët që shesin prodhimin e tyre nuk po kompensohen, veçanërisht në rastet kur ata nuk i çojnë produktet tek pikët grumbulluese.

Sipas Braçes, rimbursimi i TVSH-së për inpute ose produkte bujqësore shpesh nuk realizohet si duhet, për pasojë shumë fermerë s’kanë mbështetje.

Më tej, deputeti i PS-së nënvizoi se që nga viti 2018, politika e zbatuar prej Ministrisë së Financave ka çuar në një rënie të bujqësisë.

“Ky qëndrim që është refraktar që nga viti 2018 e deri tani ka sjellë gjendjen e bujqësisë që kemi sot. Tani ky qëndrim më shtyn që të besoj se Ministria e Financave e ka bërë  me qëllim këtë gjë. Pra synon të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë funksion shumë të gjerë si bujqësia.

Dy gjëra ka: Ose propozimet janë profesionale dhe duhen marrë parasysh, ose nuk janë profesionale dhe nuk merren parasysh. Propozimet profesionale që nuk merren parasysh vetëm në Shqipëri i dëgjoj. Historia që ne e kemi sjellë këtë ligj dhe duam që të miratohet, kur Kushtetuta thotë që taksat i cakton Kuvendi dhe jo qeverisë, normal që nuk shkon. Veç gjërave që propozoi zotëria, e dini që në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore që shesin bujq, por nuk shesin grumbullues.

Ju thoni që nuk jepni kompensim sepse nuk e çon në një grumbullues. Kush jeni ju që doni t’i zhdukni komplet?  Nuk dua ta çoj te një grumbullues, dua ta shes vetë në treg. Kush jeni ju që thoni s’merr kompensim?”, tha Braçe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026