EMRAT/ Plagoset me thikë 41-vjeçari në Qerret, autori në kërkim
Një 41-vjeçar është plagosur me thikë në Qerret pasditen e kësaj të mërkure.
I plagosuri, Haxhi Shehu, është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga grupi hetimor, 41-vjeçari dyshohet të jetë goditur gjatë një konflikti, ndërsa mësohet se ka qenë i përfshirë edhe më herët në situata problematike.
Shehu është futur menjëherë në sallën e operacionit në Spitalin e Durrësit ndërsa autori i dyshuar i plagosjes, Egzon Sinani, është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)