Vendimi i Kushtetueses mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale, Mejdini: Kemi nevojë për një precedent, cilido qoftë ai
Gjykata Kushtetuese ka në dorë vendimin për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
Gazetarja Fatjona Mejdini tha për gazetaren Ilva Tare se vendimi i Kushtetueses, cilido qoftë ai, do të sjellë një zhvillim pozitiv për vendin, pasi do të mbyllë një kapitull të së shkuarës.
Ajo solli në vëmendje faktin se mbajtja e këtyre zgjedhjeve solli edhe një kusht të shtuar për Shqipërinë nga Bundestagu, që ishte vendosja e legjitimitetit të zgjedhjeve të mbajtura në qershor 2019. Për këtë arsye, sipas saj, është e nevojshme të vendoset një precedent.
“Nëse Kushtetuesja anulon zgjedhjet ose mbeten në fuqi do të kemi legjitimitetin e përcaktuar të zgjedhjeve lokale dhe do të mbyllet një kapitull me këtë vendim. Është një rast interesant se kemi shoqatën e bashkive që bën ankimimin.
Kemi pasur një lloj agresioni nga shoqata e autonomisë vendore, që është shoqata e bashkive socialiste, për t’u tërhequr. Ka pasur një lloj presioni politik ndaj kësaj shoqate. Kjo është e panevojshme pasi është e nevojshme të vendoset një precedent”, u shpreh gazetarja Mejdini.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump