Frika nga coronavirusi, Qeveria e Maqedonisë së Veriut anulon tubimet publike deri më 6 mars

28 Shkurt 2020 | 20:35

Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka rekomanduar anulimin e të gjitha tubimeve masive publike, si masë për parandaluese për coronavirusin, shkruan KosovaPress. Aktualisht këto masa do të vlejnë deri më 6 mars, por mundësia për masa të reja do të ngelet e hapur, në varësi të rrethanave të krijuara nga coronavirusi.

Ngjarjet sportive të caktuara për këtë periudhë nuk anulohen, por do të bëhen pa prezencën e publikut.

Propozimi i Qeverisë ka të bëjë me tubimet më të mëdha publike të cilat janë planifikuar në këtë periudhë, si dhe karnavalet e Strumicës, karnavalet në Prilep dhe të tubime të ngjashme. Qeveria e RMV iu ka rekomanduar organizatorëve të ngjarjeve sportive dhe garave në periudhën deri më 6 mars të bëhen pa prezencën e publikut. I njëjti rekomandim i Qeverisë vlen edhe për të gjitha manifestimet tjera argëtuese dhe kulturore e artistike.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar se një udhëtar i cili është kthyer nga Italia në Strumicë, më 22 shkurt, është paraqitur me temperaturë të lartë. Ai ka theksuar se materiali i nevojshëm për analizë është marrë dhe rezultatet e testit për coronavirus priten gjatë ditës. Në klinikën infektive në Shkup tashmë po kurohet një person i diagnostifikuar me coronavirus, ndërsa 12 persona janë në izolim për shkak të kontakteve që kanë pasur me persona të prekur nga coronavirusi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata Kushtetuese heq emrat shqiptarë të rrugëve në qytetin e Tetovës

Vendimi është miratuar me pesë vota “për”, ndërsa kundër votuan dy gjyqtarët shqiptarë dhe gjyqtari që përfaqëson komunitetin turk në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e...
19:34 | 18/06/2026

Debate në Kuvendin e RMV për ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat

Debate të ashpra kanë karakterizuar punimet në Kuvend gjatë shqyrtimit në lexim të parë të ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Opozita shqiptare ka...
20:07 | 16/06/2026

Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

Bullgaria vazhdon të ketë kërkesa ndaj Maqedonisë së Veriut edhe përtej përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, duke e zgjeruar debatin mbi procesin eurointegrues të vendit....
16:37 | 11/06/2026