A do të shkarkohet presidenti Meta? Manjani: Nuk ka asnjë fakt për shkelje të Kushtetutës, vetëm opinione
Juristi Ylli Manjani tha për gazetaren Ilva Tare se nisma e mazhorancës për të shkarkuar presidentin nuk duhet parë si konflikt mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, por më shumë se kaq.
Sipas z. Manjani, çështja duhet shtruar se a mundet të shkarkohet presidenti vetëm për opinionet që jep në publik, pasi për të, fakte nuk ka.
“Fakte që të konsiderojnë shkelje të rëndë të Kushtetutës nuk ka, apo fakte që të ketë kryer krime të rëndë nuk ka. Këto janë dy arsyet që çojnë në shkarkim sipas Kushtetutës.
Këto janë opinione, p.sh., unë mendoj se Meta nuk duhet të jetë president se ka vënë postin e tij në këmbim të rezultatit të zgjedhjeve, por ky është vetëm opinioni im.
Por në raportin president-parlament, Kushtetuta thotë shkelje serioze. Në kuptimin politik është opinion, Meta ka humbur betejën e opinioneve, por duhet të ndahet opinioni nga shkeljet kushtetuese”, tha z. Manjani.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda