Ndërtimi përballet me rritje të pagave, çmimet e materialeve nuk ndryshojnë
Kostot e ndërtimit janë rritur lehte këtë vit. Te dhënat tregojnë se kane qene pagat ato qe kane ndikuar në këtë periudhe, ndërsa materialet nuk kane pasur ndryshime te forta.
Kostot e ndërtimit po lëvizin ngadalë këtë vit. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për tremujorin e tretë të vitit 2025ka arritur 114. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 1.4%, çka tregon se çmimet në ndërtim nuk po rriten më me të njëjtin vrull si më parë.
Në analizën vjetore të grupeve kryesore, rritja më e fortë vërehet te shpenzimet për paga, të cilat janë rritur me 6.6%. Ky është një sinjal i qartë i shtimit të kostos së fuqisë punëtore në ndërtim.
Pas pagave, rritje kanë shënuar edhe shpenzimet për makineri dhe kostot e tjera, të dyja me 2.4%, ndërsa shpenzimet për transport janë rritur me 1.7%. Në të kundërt, shpenzimet për materiale kanë rënë me 0.6%, duke reflektuar një ulje të çmimeve në këtë grup.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një rritje të moderuar të kostove në sektor, të nxitur kryesisht nga paga dhe shpenzimet operacionale, ndërsa ulja e çmimeve të materialeve ka zbutur disi presionin e përgjithshëm në kosto.
Indeksi mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip. Ai është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur