289 leje ndërtimi në tremujorin e tretë, 72% u dhanë në Tiranë

27 Nëntor 2025 | 15:27

Në periudhën korrik-shtator, janë miratuar 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke treguar se sektori vazhdon të mbetet një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare.

Nga këto leje, 231 i përkasin ndërtimeve për banim, të cilat përbëjnë afro katër të pestat e totalit. Sipërfaqja e planifikuar për ndërtesat rezidenciale arrin në 273 mijem², duke përfshirë projekte të llojeve të ndryshme, nga shtëpitë njëkatëshe, deri te ndërtesat me shumë kate dhe rezidencat e komunitetit.

Ndërtesat jo-rezidente përbëjnë një segment më të vogël, me 58 leje dhe një sipërfaqe totale prej 77 mije m². Në këtë grup, ndërtimet industriale janë ato që zënë peshën kryesore, duke treguar një aktivitet të shtuar në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në disa zona të vendit.

Sipas qarqeve, Tirana zë vendin e parë, me 93 leje ndërtimi të miratuara dhe me 72% të gjithë sipërfaqes së miratuar në rang vendi. Ky përqendrim i lartë pasqyron jo vetëm ritmin e lartë të urbanizimit në kryeqytet, por edhe orientimin e investimeve drejt zonave me kërkesën më të lartë për banesa dhe infrastruktura mbështetëse. Tirana vijon të tërheqë projekte të mëdha rezidenciale, sidomos ndërtime shumëkatëshe dhe komplekse komunitare.

Vlera e përgjithshme e projekteve ndërtimore – përfshirë ndërtesat dhe punimet inxhinierike – është 15,9 miliardë lekë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026

SPAK arreston një nga drejtuesit e dyshuar të një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar arrestimin e shtetasit shqiptar me inicialet Emiljan Burba i dyshuar si një nga drejtuesit...
15:37 | 07/07/2026

Aksident mes tre automejteve në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. 3 mjete janë përfshirë në këtë aksident automobilistik, ku një...
15:13 | 07/07/2026