Ndërtimet pa leje, Koçiu: Operacioni po vijon me rezultate të prekshme
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka bërë të ditur këtë të hënë se operacioni për vendosjen e ligjshmërisë në fushën e ndërtimit, i nisur në fillim të nëntorit në zonën e Farkës, po vijon dhe rezultatet janë të prekshme.
Sipas saj, në çdo kantier ku konstatohet shkelje, mesazhi është i qartë, “askush nuk është mbi ligjin”.
“As pronarët e vilave, pallateve apo komplekseve, as zaptuesit e zakonshëm dhe as më keq, inspektorë apo funksionarë që kanë abuzuar me detyrën, nuk janë mbi ligjin” u shpreh Koçiu.
Ndërkohë, në vetëm një javë janë inspektuar 65 objekte, përfshirë vila dhe banesa kolektive, ndërsa janë prishur menjëherë 2.736 m² ndërtim pa leje. Gjithashtu, janë vendosur gjoba me vlerë totale 1 milionë euro, ndërsa për 18 persona, mes tyre 13 inspektorë, ka nisur procedimi penal.
“Operacioni do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Që çdo lek i investuar nga qytetarët të përkthehet në pronë me cilësinë, planimetrinë dhe standardet e premtuara, dhe çdo pëllëmbë e zaptuar të kthehet në shërbim të komunitetit”, shtoi Koçiu.
Sipas saj, ky operacion është pjesë e një procesi të gjerë institucional për zbatimin e ligjit, rikthimin e besimit të qytetarëve tek shteti dhe garantimin e një zhvillimi të drejtë urban në gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
- 17:01 Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton