Ndërtimet pa leje, Koçiu: Askush s’është mbi ligjin, kujdes dokumentet e pronësisë

3 Nëntor 2025 | 13:49

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu këtë të hënë e shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, Kryeinspektorja e IKMT-së Dallëndyshe Bici, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj dhe përfaqësues të IMT-së dhe IKMT-së, inspektuan në Farkë aksionin për bllokimin e disa objekteve të ndërtuara në shkelje të lejes.

Pas inspektimeve në terren dhe atyre ajrore me dron, Policia e Shtetit në bashkëpunim me IMT-në dhe IKMT-në konstatuan shkelje që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Koçiu theksoi se ky operacion është pjesë e një procesi më të gjerë që ka nisur prej muajsh për lirimin e hapësirave publike dhe do të pasohet nga një aksion kombëtar kundër ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin.

Sipas saj, të gjitha masat po zbatohen mbi bazën e paketës së fundit ligjore, e cila forcon mekanizmat e kontrollit të territorit dhe sanksionet ndaj çdo abuzimi.

“Dua të theksoj që gjithë ky aksion vjen në vazhdën e paketës së masave ligjore të hyrë në fuqi në fillim të muajit tetor, të cilat kanë për synim të garantojnë e zbatojnë masa e sanksione konkrete. Këtu kam një thirrje për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të blejnë një pronë, që duhet të bëjnë shumë kujdes në verifikimin e statusit ligjor të saj dhe të lajmërojnë organet kompetente për çdo parregullsi apo situatë abuzive me pronën.

Ky është një aksion që do të vazhdojë deri ditën e fundit për të garantuar ligjshmërinë dhe për të mbrojtur gjithë territorin e vendit nga çdo lloj abuzimi me pronën publike,” theksoi ajo.

Sipas ministres, aksioni synon të vendosë rend dhe rregull në territor, të mbrojë pronën publike dhe të garantojë zhvillim të qëndrueshëm.

“Askush që ka një leje ndërtimi apo del përtej lejes së ndërtimit nuk do të lejohet të përfitojë asnjë metër katror më tej se leja e dhënë. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre që ndërtojnë apo shesin objekte që nuk do ta kenë të mundur të përfitojnë asnjë metër katror të zaptuar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme,” shtoi Ministrja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit

Anastasia Berezovskaya, e dyshuara kryesore për tentativën e vrasjes së biznesmenit ukrainas Vadim Yermolaev në Monako dhe e kërkuar nga Interpoli, është gjetur e vdekur...
18:18 | 07/07/2026

Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar

Aplikimet për në universitet do të nisin më 27 korrik dhe do të zgjasin deri më 1 gusht 2026. Maturantët që synojnë të vijojnë studimet...
17:58 | 07/07/2026

Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi

Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim që mund t’u heqë statusin automatik të mbrojtjes së përkohshme burrave ukrainas në moshë ushtarake që ndodhen në vendet...
17:54 | 07/07/2026