GJKKO dënon me 3 vjet burg ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja
Gjykata e Posaçme shpalli fajtor dhe dënoi me 3 vjet burg ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.
Ish-deputeti socialist u shpall fajtor për nxjerrje të sekretit shtetëror për disa episode.
Çyrbja deklarohet fajtor dhe për përkrahje të autorit të krimit në 4 episode si dhe për korrupsion në zgjedhje.
Në bashkim të dënimeve 3 vite burg, zbret në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Altin Hajri, u dënua në mungesë, me 3 vjet burg për korrupsion ne zgjedhje, tregim te sekretit shtetëror, dënim që zbret në 2 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ahmet Masha u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe për përkrahje të autorit të krimit dhe u dënua me 2.6 vite burg, dënim që zbret në 1.8 vjet për shkak të gjykimit.
Hetimet e SPAK zbuluan se ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja ka dekonspiruar operacione policore dhe ka shpërndarë të dhëna nga sistemi TIMS, duke ndihmuar persona në kërkim që të shmangin arrestimin.
Në dosje theksohet lidhja e ngushtë mes Jurgis Çyrbes dhe të kërkuarit ndërkombëtarisht Altin Hajri, i njohur për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. SPAK pretendon se Çyrbja i ka premtuar Hajrit mbështetje në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve.
Altin Hajri, ende në kërkim, akuzohet gjithashtu për korrupsion zgjedhor, pasi dyshohet se i ka siguruar vota ish-deputetit socialist. Sipas hetimit, Çyrbja, Hajri dhe një tjetër person, Ahmet Masha, kanë bashkëpunuar në disa aktivitete kriminale, të dokumentuara përmes komunikimeve të interceptuara.
SPAK ka faktuar 8 episode kriminale, të ndodhura mes 1 majit 2020 dhe 8 marsit 2021, ku të dyshuarit janë vënë në dijeni të informacionit të ndaluar në sistemin TIMS dhe të dhënave sekrete të Policisë së Shtetit.
Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024, pak javë pasi kishte dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Ai ka shërbyer për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Jurgis Çyrbes
SPAK kërkon 3 vjet burg për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja
Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit
Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
- 19:09 Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:04 Erdogan optimist në Samitin e NATO-s: Pres të vendoset një marrëveshje mbi avionët F-35
- 18:59 Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës